Cristiano Ronaldo nuk njeh kufinj/ Shënon dopietë, ngjitet në kuotën e 48 golave në këtë vit kalendarik

10 months ago 47
23:12 24/11/2023

Cristiano Ronaldo vijon të shkëlqejë në fushat e blerta. Portugezi realizoi një tjetër dygolësh në fitoren që Al Nasër regjistroi në kampionat, 3-0 përballë Al Akhdud. 38-vjeçari tregoi të gjithë cilësitë e repertorit të tij, për të udhëhequr skuadrën drejt kreut të renditjes në Arabinë Saudite.

Ky ishte goli i parë i Ronaldos në këtë takim. Ndërkaq, tek goli i dytë, portugezi lëshoi një parabël të bukur në portën e boshatisur, për të thelluar rekordet që lidhen gjithnjë e më shumë me emrin e tij.

Pas kësaj dopiete, Ronaldo ngjitet në kuotën e 15 golave në kampionat, 29 në këtë sezon me klubin dhe kombëtaren për ta dërguar numrin e realizimeve në 48 gjatë këtij viti. Në karrierë, Portugezi ngjitet në kuotën e 739 golave në nivel klubesh. 

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article