Cristiano Ronaldo shënon gol në fitoren e Al-Nassr dhe vazhdon formën impresive

1 year ago 49
Reklamë

Ylli portugez ka shënuar gol në sfidën që Al-Nassr e fitoi me rezultat 3-1 në udhëtim si mysafir i Al-Raed.

38-vjeçari shfrytëzoi për mrekulli pasimin e Anderson Taliscas duke e mposhtur në duel mbrojtësin kundërshtar për të bërë një goditje të fuqishme e cila përfundon në anën e djathtë të portës së bashkëkombasit të tij, Andre Moreira.

CRISTIANO RONALDO WHAT A FINISH! pic.twitter.com/Y7X3Y6gncM

— TC (@totalcristiano) September 16, 2023

Ky ishte goli i shtatë i Cristiano Ronaldos në këtë edicion të garave në Superligën e Arabisë pas 5 ndeshjeve të zhvilluara.

Luzitani momentalisht kryeson listën e lojtarëve me më së shumti gola të shënuar në kampionat, duke lënë pas vetes emra si Karim Benzema, Neymar dhe Malcolm.

Cristiano Ronaldo kaloi në Arabi sezonin e kaluar, pas një aventure në kampionatin anglez me Manchester United. /Telegrafi/

Read Entire Article