Cristiano Ronaldo tronditi kameramanin pas portës me një goditje të fortë – atij iu deshën disa momente ta gjente rrugën

1 year ago 60
Reklamë

Sot erdhi fitorja e katërt radhazi e Al-Nassr në kampionatin saudit dhe do të jetë e paharrueshme për disa tifozë dhe, veçanërisht, për operatorin e kamerës së stadiumit, i cili do të kujtojë për një kohë të gjatë pasi u godit me top nga Cristiano Ronaldo.

Në minutën e 18-të të pjesës së dytë, ylli portugez me një goditje dënimi në buzë të zonës gjuajti drejt portës, e cila për disa centimetra shkoi jashtë dhe drejt në kokën e kameramanit.

Operatori i kamerës pasi mori goditjen dukej mjaft i çorientuar nga goditja që ka pësuar, por shpejt u kthye në këmbë dhe ka vazhduar punën.

Ronaldo's free kick NAILED the cameraman 💀

(via @YNWAVVD) pic.twitter.com/uqBbfxDlq8

— Pickswise (@Pickswise) September 16, 2023

Pavarësisht se humbi goditjen e lirë, Cristiano Ronaldo e përfundoi me një gol të bukur ndeshjen, që e shënoi disa minuta më vonë.

Sadio Mane dhe Talisca i shënuan golat e tjerë ndaj Al-Raed.

Skuadra e udhëhequr nga Cristiano Ronaldo dhe trajneri Luís Castro ka 12 pikë në gjashtë ndeshje, duke e zënë vendin e pestë në kampionatin – katër pikë prapa liderit Al-Hilal./Telegrafi/

Read Entire Article