Çuçi: Për komisionet është shprehur Gjykata Kushtetuese/ Salianji: PS s’ka të drejtë t’i rrëzojë

1 year ago 13

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, tregoi para gazetarëve se përse, sipas tij, u rrëzuan komisionet hetimore që kërkon opozita.

Çuçi mori shembull komisionin hetimor për konfliktin e interesit. Është një çështje shumë e gjere që do hetim të thellë dhe nuk mund ta bëjë Kuvendi, tha socialisti.

“Në kërkesën e tretë që bëri opozita për ngritjen e komisionit hetimor për konfliktin e interesit, Gjykata Kushtetuese shprehu qartë në 2007 që me këtë objekt nuk legjitimohet ngritja e komisionit, pasi Kuvendi nuk mund të jetë një superorgan që të deligjitimojë institucionet e tjera.

Gjykata Kushtetuese prandaj e ka bërë një interpretim të qartë. Thotë që opozitës nuk i mohohet e drejta për të kërkuar komision hetimor, por duhet të jetë me objekt konkret”.

Ndërsa deputeti demokrat Ervin Salianji këmbëngul se Partia Socialiste nuk ka të drejtë të rrëzojë komisionet hetimore që opozita i kërkon, sipas ligjit.

“Nuk ka të drejtë PS që t’i rrëzojë, është një e drejtë e dhënë nga ligji. Kur deputetët nënshkruajnë, duhet të ngrihet Komisioni hetimor.

PS ka vjedhur një parti politike dhe po e mban peng në gjykatë.  Ne po themi të diskutojmë për çështje që kanë interes publik.

Ne po kërkojmë që institucioni i Kuvendit të njohë atë vullnet të shumicës së deputetëve të PD-së që e kanë shprehur qartë se kush duan të jetë në krye të komisioneve hetimore. Duam hetim për TIMS-in sepse është një skandal, është i njëjti grup i strukturuar, rrodhën të dhënat e patronazhistëve, të targave. PS nuk ka asnjë reagim dhe nuk ka asnjë përgjegjës. E njëjta gjë dhe me Komisionin për konfliktin e interesit. Edhe për tenderat në Shëndetësi, e njëjta gjë. SPAK thotë qe kemi të bëjmë me persona të përfshirë deri në fyt. Prandaj e do të kontrolluar debatin PS-ja”.

Partia Socialiste duhet të zbatojë Kushtetutën, tha Salianji.

“Ne nuk falim atë që na kanë dhënë qytetarët. Nëse PS nuk zbaton Kushtetutën, ne do t’i japim përgjigjen e merituar në çdo rast. Duhet të zgjidhet problemi me themel”.

Pas deklaratës për mediat, Salianji u kthye në sallën e Kuvendit, ku demokratët shprehen se do të vazhdojnë rezistencën, edhe pse në errësirë të plotë.

Top Channel

Read Entire Article