Çunat e Londrës transferohen në Peqin, Ministri i Drejtësisë zbulon datat

1 year ago 27
Reklamë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar se vendosja në zbatim e marrëveshjes me qeverinë britanike për transferimin e të dënuarve nga Londra në burgun e Peqinit, do të ndodhë në fund të shtatorit.

I ftuar në “Shqipëria Live”, Manja tha se dikasteri që ai drejton ka filluar nga puna me procesimin e 11 kërkesave të para të ardhura nga autoritetet britanike para nënshkrimit të kësaj marrëveshje. Nëse gjykatat do të shprehen sipas afateve, ne do ta kemi zbatimin praktik në fund të shtatorit, tha ministri.

“Përfituesit nga kjo marrëveshje janë të dënuarit shqiptarë që presin të transferohen me pëlqimin e tyre në Shqipëri dhe familjarët e tyre.

Me kalimin e marrëveshjes në qeveri të mërkurën, Ministria e Drejtësisë ka startuar me këtë proces. Pra ne kemi filluar nga puna për të procesuar 11 kërkesat e para, që na kanë ardhur nga autoritetet britanike përpara se të nënshkruajmë këtë marrëveshje.

Aktualisht këto 11 kërkesa janë duke u procesuar në Ministrinë e Drejtësisë, është duke u përkthyer dokumentacioni i ardhur nga autoritetet britanike dhe në shumë shpejt do t’ia përcjellim Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas gjykatës për të bërë njohjen dhe konvertimin e dënimit, për të filluar në vjeshtë me zbatimin konkret të marrëveshjes.

Nëse gjykatat do të shprehen sipas afateve për njohjen dhe konvertimin e dënimit për partinë e parë që kanë shprehur pëlqimin që të kryejnë dënimin në Shqipëri, ne do ta kemi zbatimin praktik në fund të shtatorit. Ne kemi nisur nga puna. Edhe pse në fillim të shtatorit, kjo mbetet për t’u konfirmuar nga pala britanike, ne do të kryejmë një vizite në Londër ku pritet nënshkrimi zyrtarisht i kësaj marrëveshje pasi qeveria shqiptare dha pëlqimin, ne kemi filluar që tani nga puna”- tha Manja.

Top Channel

Read Entire Article