Çuni dhe Ibrahimoviç fitojnë derbin shqiptar

11 months ago 12
21:53 06/11/2023

Frosinone triumfon ndaj Empolit me golat e sulmuesit kuqezi dhe objektivit të Kombëtares

Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimoviç fitojnë derbin e shqiptarëve në Serie A italiane. Dyshja e Frosinone shënuan golat e fitores në duelin me Empolin, ku ia dolën për të triumfuar me shifrat 2-0. Ishte i afruari së fundmi te kombëtarja e Sylvinhos, Çuni ai që zhbllokoi përballjen në fillimin e pjesës së dytë. 22-vjeçari i fitoi kohën Ardian Ismajlit për të tundur rrjetën e Etrit Berishës. Goli i parë për të në elitën e futbollit italian.

Dyshja kuqezi e Empolit nuk kishte fuqi për të reaguar, duke u thyer sërish. Këtë herë ishte Ibrahimoviç, i dyzuar për të zgjedhur Kombëtaren Shqiptare ai që dyfishoi shifrat. Kombinime të bukura mes lojtarëve të Frosinone, me 17-vjeçarin që shënoi golin e sigurisë. 80 minuta ishin projektuar për ta në këtë ndeshje, për të fituar edhe duartrokitjet e tifozëve. Empoli ngushtoi diferencat në rezultat, gjithsesi, goli i Caputo vlejti thjeshtë për statistikë. Notë pozitive për dyshen e Frosinone që e ngjisin skuadrën në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Empoli vuan dhe pëson humbjen e tetë në këtë sezon.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article