Dafina Zeqiri shfaqet atraktive në imazhet për kopertinën e albumit të ri

10 months ago 23

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri prej kohësh ka njoftuar se është duke finalizuar një album të ri muzikor.

Dhe së fundmi, artistja ka zbuluar detaje të reja të projektit, nisur nga titulli i albumit që mban “The Absolute Vol.1”.

Ndërkohë, së fundmi Dafina ka postuar edhe kopertinën zyrtare të albumit dhe fotot të tjera nga projekti.

Në imazhe Dafina duket provokuese e veshur në të bardha, sytjena dhe mini-fund të cilat i ka kombinuar me çizme të gjata të zeza.

Makijazh të theksuar dhe flokët e gjata onde, autorja e “Malli” dukej më joshëse se kurrë më parë.

Ndërkohë, kujtojmë që aktualisht Dafina po shijon suksesin e bashkëpunimit me reperin Mozzik “Drama & Pahiri”. /Telegrafi/

Read Entire Article