Dalin pamjet e reja, Kloppit i ikën ‘truri’ me mesfushorin e tij pas golit të pësuar nga Bukayo Saka

8 months ago 19

Liverpooli pësoi një humbje 3-1 ndaj Arsenalit të dielën dhe pamjet e reja tregojnë reagimin e ashpër të Jurgen Klopp pas golit të pësuar nga Bukayo Saka.

Sulmuesi anglez e zhbllokoi duelin në minutën e 14-të pas një aksioni të shpejtë të sulmuesve vendas.

Gjithçka ndodhi kur mesfushori i Liverpoolit, Ryan Gravenberch nuk arriti të ndalonte Gabriel Martinelin dhe nuk ushtroi presion ndaj tij duke i lënë hapësira vendasve për të ndërtuar një sulm të shpejtë.

Klopp e pa gabimin e mesfushorit holandez dhe tani kanë dalë pamjet e reja ku shihet duke e qortuar atë për neglizhencën që tregoi në fushë.

Trajneri i Liverpool ishte dukshëm i pakënaqur me mënyrën se si u pranua goli.

Ai i tund duart holandezit, duke vënë në dukje punën e dobët të mesfushorit në presing dhe pamjet tanimë janë bërë virale. /Telegrafi/

Jurgen Klopp fuming at Ryan Gravenberch due to his lack of pressing in the lead up to Arsenal’s 1st goal.

Don’t blame Klopp, almost like we had non-existent pressing in periods of the 1st half. 🔴 #LFC pic.twitter.com/3Q8jbAauAp

— Charlie⚜️ (@CharlieeLFC) February 6, 2024

Read Entire Article