Dallas Mavericks dhe Boston Celtics fitojnë ndeshjet e treta, marrin epërsinë në gjysmëfinalet e Konferencave

5 months ago 13

Luka Doncic dhe Kyrie Irving ishin fantastik për t’i dhënë Dallasit fitoren në ndeshjen e tretë ndaj Oklahoma City Thunder dhe epërsinë 2-1.

Dallas fitoi mbrëmë në shtëpi me rezultat 105:101 dhe kaloi në epërsi në gjysmëfinalen e ‘Play-off’ të Konferencës Perëndimore.

Doncic e përfundoi ndeshjen me 22 pikë, 15 kërcime dhe 5 asistime, ndërsa Irving shtoi gjithashtu 22 pikë, 5 kërcime dhe 7 asistime.

Interesant është fakti se shënuesi më i mirë për Dalals në këtë takim ishte PJ Washington me 27 pikë.

The Mavs and Celtics each take 2-1 leads in the Conference Semifinals!

The #NBAPlayoffs presented by Google Pixel continue Sunday on ABC and TNT 🍿 pic.twitter.com/cj2jlj8fUl

— NBA (@NBA) May 12, 2024

Në radhët e Oklahoma City Thunder, më i miri, si zakonisht, ishte Shai Gilgeous-Alexander me 31 pikë, 10 kërcime dhe 6 asistime.

Mbrëmë u luajt një ndeshje gjysmëfinale në Lindje, në të cilën Bostoni fitoi në udhëtim te Cleveland Cavaliers me rezultat 106:93 dhe kaloi në epërsi 2-1.

Boston u drejtua drejt fitores nga Jayson Tatum me 33 pikë, 13 kërcime dhe 6 asistime dhe Jalen Brown shtoi 28 pikë me 9 kërcime.

Nga ana tjetër, Donovan Mitchell e mbylli ndeshjen me 33 pikë dhe 6 kërcime. /Telegrafi/

Read Entire Article