Daniel Godelli rezulton me doping

1 year ago 70
Reklamë
23:34 03/07/2023

Peshëngritësi nën pezullim provizor

Peshëngritësi Daniel Godelli dyshohet se ka përdorur doping. Në analizat e kryera nga International Testing Agency rezulton se ka prani të substancës SARMS, një lloj steroidi anabolik.

Kontrolli është kryer më 19 Prill të këtij viti gjatë kohës kur zhvillohet kampionati Europian i Peshëngritjes. Për momentin është vendosur një pezullim provizor deri në sqarimin e situatës siç shkruhet në faqen zyrtare të kësaj agjencia që u ngrit në 2018 nga Agjencia Ndërkombëtare e Antidopingut dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Edhe vetë Godelli me anë të një reagimi thotë se do të presë rezultatet e testit B ku do të paraqesë çdo provë për të treguar pafajësinë e tij. Godelli shkruan se flitet për një garë ku ishte i dëmtuar dhe rezultatet ishin thjesht për pjesëmarrje dhe për të shënuar emrin për pikë olimpike.

Në Europianin që u mbajt në Armeni, Daniel Godelli nuk dha rezultat në garën e peshës deri 81 kilogramë. Në 2015 Godelli u përjashtua me 2 vite për përdorim të substancave të ndaluara.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article