David Raya garanton zyrtarisht fitimin e ‘Dorezës së Artë’ tri xhiro para fundit të sezonit

5 months ago 13

Portieri i Arsenalit, David Raya e ka të garantuar tashmë fitimin e trofeut individual ‘Dorëza e Artë’, çmim që i jepet portierit që e mban më shumë portën e paprekur brenda një sezoni.

Sipas një deklarate zyrtare nga faqja e Ligës Premier, David Raya mban zyrtarisht numrin më të madh të portave të paprekura nga 38 ndeshje këtë sezon.

Pas raundit të fundit të ndeshjeve, askush nuk mund të mposhtë rekordin e Rayas prej 14 ndeshjeve pa pranuar gol deri tani këtë sezon.

Kështu, portieri spanjoll do ta fitojë çmimin “Dorëza e Artë” edhe pse kanë mbetur tri xhiro deri në mbylljen e sezonit 2024/25.

David Raya’s clean sheet tally for the season cannot be beaten 👏

This secures him at least a share of the 2023/24 @Castrol Golden Glove! pic.twitter.com/UnNJmAPnKr

— Premier League (@premierleague) May 3, 2024

Pretendentët e tjerë ende mund të barazohen me Rayan për ‘Dorëzën e Artë’, por portieri i Arsenalit është i garantuar të fitojë; është matematikisht e pamundur të arrin rezultatin e tij.

Raya do të bëhet portieri i parë i Topçinjve që nga Petr Cech në sezonin 2015/16 që fiton çmimin ‘Dorëza e Artë’.

Pas Rayas, portieri që ka mbajtur më shumë portën e paprekur është Jordan Pickford i Evertonit me 12 ndeshje pa pranuar gol, ndërsa pas tij vijnë Ederson (Man City) dhe Bernd Leno (Fulham) me nga 9 ndeshje. /Telegrafi/

Read Entire Article