De Ligt drejt largimit nga Bayerni, tre top klube janë vënë pas mbrojtësit holandez

3 months ago 8
Reklamë

Mbrojtësi holandez, Matthijs de Ligt ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, nëse do të mbetet te Bayern Munich apo do të largohet gjatë verës.

De Ligt ka pasur një sezon me ulje-ngritje të formës dhe kjo ka bërë që drejtuesit bavarez të mos jenë të sigurt nëse duan ta mbajnë apo jo për sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që ka raportuar e përditshmja franceze L’Equipe, e ardhmja e lojtarit do të vendoset pas Kampionatit Evropian kur ai do të bisedojë me trajnerin e ri të Bayernit, Vincent Kompany.

Tre gjigantët evropianë si Barcelona, Paris Saint Germain dhe Manchester United janë duke e përcjellë me vëmendje situatën e mbrojtësit holandez në Allianz Arena.

24-vjeçari nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Bayerni, pasi qëllimi i tij është të jetë titullar i rregullt.

De Ligt këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje në total, ku ka shënuar edhe dy gola dhe ka asistuar në një tjetër.

Bayerni ka paguar 67 milionë euro për transferimin e tij dy vite më parë, derisa tani është i gatshëm të lejoj të largohet nëse vije një ofertë rreth 55 milionë euro. /Telegrafi/

Read Entire Article