Debatet në Komisionin e Medias, Açka thirrje Bardhit: Keqardhje! T’i drejtohet SPAK-ut nëse aludon për lidhjet e mia me…

9 months ago 9

Pas incidenteve që u regjistruan sot në Komisionin e Medias, ku deputetë opozitarë u përplasën me kryetaren Flutura Açkën dhe përfaqësues të tjerë, vjen një reagim nga demokratja.

Në një dalje për mediat, Açka tha se ka zgjedhur të jetë prezente në komision për të bërë detyrën e saj, përballë kësaj qeverie, ndërsa i bëri thirrje Bardhit që për akuzat që bën, t’i drejtohet SPAK.

“Butrinti dhe ligje të tjera me shkelje, më kanë bërë që të jem prezentë dhe këtë sesion të jemi përballë në Komision, që të shihemi në sy. Ne nisemi nga fjala. Kam keqardhje të madhe se lidhet me kolegët tanë që duan të prishin seancat. I bëj thirrje zotit Bardhi dhe kujtdo që mendon në raport me mua dhe kolegë të tjerë që kanë vendosur për normalitetit të këtij komisioni, t’i drejtohen SPAK-ut.”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article