Gazetari Denis Dyrnjaja dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Enno Bozdo, u përfshinë në një debat gjatë emisionit “Open” në News 24, ku po diskutohej mbi zhvillimet në PD dhe protestën e 11 korrikut.
Gazetari pyeti zyrtarët e PD-së, Luçiano Boçi dhe Enno Bozdo, nëse ata besonin se me Sali Berishën mund të vinin në pushtet.
Por Bozdo iu drejtua gazetarit me një kundërpyetje: “ju si e shikoni Berishën, a mendoni se është i burgosur politik”.
Denis Dyrnjaja tha se nuk mendonte se Berisha ishte një i burgosur politik, duke dhënë opinionin e tij se ish-Kryeministri duhej të largohej nga politika prej kohësh.
“Berisha duhej të largohej nga politika, nuk ëhstë i burgosur politik”, tha gazetari.
Ai u shpreh se do të ishte i gatshëm të votonte për Luçiano Boçin si një kandidat për Kryeministër pasi ai është më i votuari nga zgjedhjet e 2021, duke marrë 20 mijë vota në Elbasan, por atë nuk e kandidon Berisha për Kryeministër.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb