Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ka reaguar pas deklaratës së liderit të “Republika Srpska”. Ky i fundit theksoi se mund të ndahet nga Bosnje Hercegovina nëse statusi i pronave merr zgjidhje.
Shehu shprehet se kjo ndarje e paralajmëruar është pjesë e strategjisë së ribërjes së kufijve. Lidhur me këtë situatë, deputeti kërkon që qeveria shqiptare të mbajë një pozicionim të qartë ndaj këtij skenari destabilizues dhe anti-perëndimi. Një ndërhyrje e fortë duhet edhe nga Brukseli, shprehet Shehu.
Statusi i plotë i deputetit:
Aksi Serbi-Rusi ne revansh-Rama e diplomacia jone heshtin si “fija e barit”!
Ndarja e “Republika Serbskja” e Dodik, eshte pjese e strategjise se “riberejes se kufijeve”, qe pak vite me pare u prezantua me “shkembimin e territoreve” Serbi-Kosove. Eshte nje plan i vjeter ky per te realizuar “endren” e Serbise se Madhe, ne umbrellen e Rusise.
Mbas deshtimit te teorise se «shkembimit te territoreve», edhe nen “sheqerosjen me Ballkanin e hapur” kjo… Dodik sot po perdoret si nje “detonator” per te hapur po ate “kuti te Pandores” ne Ballkanin Perendimor, qe u tentua me “shkembimin e territoreve”. Ate te “riberjes se kufijeve”, krijimit per pasoje te nje zinxhiri konfliktesh te rinj.
Qe pa asnje dyshim do ta kthenin Rajonin tone mbrapa ne kohe e histori, larg pritshmerise sone, vecanerisht asaj te integrimit europian. Qe do te perdorej nga Rusia jo vetem per te forcuar Serbine, por edhe per te zgjeruar zonat e konflikteve nga Ukraina, Lindja e Mesme, ne Ballkanin Perendimor e me tej. Ne thelb kete synon deklarata e fundit e Dodikut per shkeputjen e Republika Serbska. Qe do conte ne shperberjen e B e H, ne bashkimin e asaj pjese me Serbine, dhe e pasuar kjo me nje seri tjeter zhvillimesh shume te rrezikeshme.
Nder me te “prefereruarat” prej te cilave nga autoret e ketij destabilitetit, eshte edhe aneksimi i Veriut te Kosoves prej Serbise. Ne kete kontekst ishte shume pozitive deklarata e mbremshme e Ambasades se ShBA ne Sarajave, si nje ultimatum i qarte ndaj kesaj aventure tejet te rrezikeshme. Nderkaq edhe nje nderhyrje e forte e Brukselit, si dhe e vendeve kryesore te BE, do te ishte e dobishme.
Pres pa dyshim se pari nje pozicionim te qarte te Qeverise shqiptare, Ministrise sone te Jashteme ndaj ketij skenari destabilizues e anti Perendim per te gjithe ne. Qofte dhe per te “shplare” sado pak rolin e saj promovues per planin e “shkembimit te territoreve”, apo te “kontornos” se tij “Ballkanit te Hapur”!
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb