Ish-kryeministri Sali Berisha foli në Open në News 24 edhe mbi deklaratat e sotme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, duke e konsideruar si një thirrje ndaj mazhorancës për të mos bllokuar të drejtat kushtetuese të opozitës.
“Shprehjen më të qartë si çështje e bëri Komisioni Evropian. Vuri komisionet, mos paraqitjen në interpelanca dhe mos dorëzimin e dokumenteve. Unë e interpretoj një deklaratë pozitive pa diskutim. Parlamenti mund të jetë normal vetëm kur funksionon mbi bazën e rregullave.
Përveç meje, bashkëpunëtorët e mi kanë komunikim të rregullt dhe të hapur me ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Unë e interpretoj si thirrje për mazhorancës për të mos bllokuar të drejtat kushtetuese të opozitës. Secila ambasadë bën formulimet e veta, por nuk mendoj kurrë që Shtetet e Bashkuara janë për një Parlament ku opozitës i mungohen të drejtat kushtetuese. Ata janë një shembull transparence”, theksoi Berisha.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb