Dekretimi i komisioneve/ Sulo: Presidenti priste të ulej Rama me opozitën dhe të ndryshonte mendjen. Gjokutaj: Kreu i Shtetit është i kapur!

9 months ago 22

Analisti Arion Sulo i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar vendimin e Presidentit të Republikës për dekretimin e ligjit për Komisionet Hetimore.

Sulo u ndal te sqarimi i Presidentit duke nënvizuar deklaratën e këtij të fundit i cili tha se priti limitin e 20 ditëve për të shfrytëzuar kohën që palët të gjenin konsensus mes dialogut.

Ai ironizoi duke thënë se Presidenti po priste që Rama të ulej me opozitën e të ndryshonte mendjen për komisionet, ndërsa shprehu kritikën e tij për mendimin e pavarur të Kreut të Shtetit.

“Ajo që dukej e rëndë në sqarimin e Presidentit ishte kur thoshte se priti limitin e 20 ditëve për të shfrytëzuar kohën për zgjidhjen e çështjeve shqetësuese përmes dialogut. Ai thotë me gojën e tij që priti palët të kishin konsensus dhe për këtë akuzon opozitën kur kjo e fundit ka 3 muaj që kërkon nga mazhoranca. Ai priste që Rama të ulej me opozitën e të ndryshonte mendje për komisionet. Ky President ka një lloj mendimi të pavarur? A nuk është Presidenca që jep kohën dhe kthen ligjin në komisionet e tjera që të ketë shqyrtime të mëtejshme”, tha ai.

Nga ana tjetër avokati Genc Gjokutaj u shpreh se komisionet hetimore janë “kapur” në momentin kur është “kapur” edhe SPAK, po ashtu edhe Presidenti.

Sakaq, ai u shpreh kritik për kalimin e ligjit duke qenë se Presidenti po priste një konsensus.

“Një ligj konsensual do të miratohej kur palët të binin dakord. Ky priti kaq kohë që palët të gjenin gjuhën e përbashkët. Komisionet hetimore janë kapur në momentin kur është kapur edhe SPAK, ndërsa shohim se është i kapur edhe Presidenti. Ai thotë se priti konsensus, pse e kaloi atë ligj? Kemi dhe kryeministrin që i del në krahë dhe thotë se ky është Messiah”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article