Delegacioni i AMP pjesë e trajnimit të hetuesve në Uashington, Ambasada Amerikane: Bashkëpunojmë për të çuar përpara shtetin e së drejtës

2 months ago 38

Një delegacion përfaqësues i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore të Shqipërisë ndodhet në Uashington për konferencën e trajnimit të Shoqatës Kombëtare të Hetuesve të Çështjeve të Brendshme për vitin 2024.

Ambasada Amerikane shkruan në një postim në rrjetet sociale njofton se ata morën pjesë në trajnime mbi marrjen në pyetje dhe intervistimin, paragjykimet në ankesat policore, hetimet mbi përdorimin e forcës dhe më shumë.

“Një delegacion përfaqësues i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore të Shqipërisë ndodhet në Uashington, DC për konferencën e trajnimit të Shoqatës Kombëtare të Hetuesve të Çështjeve të Brendshme për vitin 2024. Duke iu bashkuar më shumë se 300 profesionistëve të zbatimit të ligjit nga e gjithë bota, ata morën pjesë në trajnime mbi marrjen në pyetje dhe intervistimin, paragjykimet në ankesat policore, hetimet mbi përdorimin e forcës dhe më shumë. Delegacioni gjithashtu vizitoi Qendrën Kombëtare të SHBA-së dhe Muzeun Kombëtar të Zbatimit të Ligjit. Ambasada e Shteteve të Bashkuara është krenare që bashkëpunon me organet ligjzbatuese shqiptare për të çuar përpara shtetin e së drejtës në rrugën drejt integrimit në BE”, shkruan ambasada.

A delegation representing the Albanian Police Oversight Agency is in Washington, DC for the 2024 National Internal Affairs Investigators Association training conference. Joining over 300 law enforcement professionals from around the world, they participated in training on… pic.twitter.com/ygpUERpsSN

— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) August 30, 2024

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article