Dembele mund të transferohet në Ligën Premier, gjiganti anglez gati një ofertë të lartë për të

3 months ago 7
Reklamë

Ousmane Dembele mund të largohet nga Paris Saint Germain vetëm pas një viti qëndrim në Parc de Princes.

Pas aventurave në Gjermani, Spanjë dhe sërish në Francë, sulmuesi anësorë mund të transferohet në elitën e futbollit anglez Ligën Premier për ta vazhduar karrierën.

Është gjiganti anglez Chelsea që po kërkon ta përforcojë repartin ofensivë dhe Dembele shihet si një investim i madh i klubit.

Ka qenë mediumi francez Le10Sport që ka konfirmuar se Chelsea po e shikon mundësinë e transferimit të Dembeles, por për ta bërë këtë ata duhet të paguajnë rreth 100 milionë euro.

Londinezët duan që të rikthehen dhe të luftojnë për trofe nga sezoni i ardhshëm dhe Dembele shihet si lojtari i duhur për ta forcuar repartin ofensivë.

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca është i bindur se, me menaxhimin e duhur dhe një mjedis mbështetës, Dembele mund të arrijë nivelin që pritet prej tij dhe të bëhet lider i ekipit.

Ardhja e mundshme e francezit jo vetëm që do të forconte sulmin e bluve, por do të dërgonte edhe një mesazh të qartë për rivalët e tyre: Chelsea është e vendosur të luftojë edhe një herë për Ligën  Premier dhe të konkurrojë në nivelin më të lartë në Evropë. /Telegrafi/

Read Entire Article