Dënim i ashpër për Shpendin

9 months ago 23
15:18 09/01/2024

Bababi i dy futbollistëve të ekipit Shpresa ndalohet që të futet në stadium për tre vite

Limani, i ati i dy futbollistëve të kombëtares Shpresa, Kristjan dhe Stiven Shpendi ka marrë një denim të rëndë nga autoritetet italiane.

Tentativa e tij për të goditur një futbollist në përfundim të ndeshjes së Serie C, Çezena-Olbia është konsideruar e rëndë nga kuestori Claudio Mastromattei që e ka penalizuar që për tri vite të mos futet në asnjë vend ku zhvillolhen aktivitete sportive dhe miqësore, si në Itali, ashtu edhe jashtë.

Kjo do të thotë se Liman Shpendi nuk do të shikojë djemtë e tij që të luajnë për 36 muaj si me ekipet e tyre, Cezenën dhe Empolin, ashtu edhe me përfaqësuesen kuqezi të 21-vjeçarëve.

Më 7 Janar në stadiumin “Manuzzi”, në përfundim të takimit Çezena-Olbia, ai tentoi të godiste me grusht portierin e skuadrës mike, Filippo Rinaldi.

Portieri nuk bëri denoncim në lidhje me këtë ngjarje.

Liman Shpendi kërkoi falje për veprimin e bërë, ndërsa tregoi se ishte nervozuar për shkak të një dëmtimi që Rinaldi i bëri të birit, Kristjanit, duke e detyruar të linte ndeshjen.

Veprimi i tij absurd solli reagime në Itali e jo vetëm!

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article