“Dënime të ashpra për ata që vënë zjarre me dashje”, Balla: Të dyshuar për zjarrvënie dhe pronarë tokash, që…

6 months ago 11

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një fjalim në parlament, tha se duhen dënime më të ashpra për ata që vendosin zjarre me dashje.

Balla theksoi se të dyshuarit për zjarrvënie janë kryesisht pronarët e tokave, që e bëjnë këtë gjë për përfitimet e tyre.

“Do kërkoj ligj për mbrojtjen nga zjarri. Shkohet deri aty sa iu jepet ngjyrim politik arrestimeve për zjarrvënie. Na duhet ligj më i ashpër për ata që vënë zjarre me dashje.

Edhe për zjarrin e Pishporos kemi pasur disa arrestime dhe dyshimet e mia janë se autorët janë pronarë tokash në atë zonë, që iu gënjen mendja se duke ia vënë zjarri zonës së mbrojtur, do kenë shpresë që do marrin ndonjë leje aty. Do bëjmë kërkesë për zjarrvënie të ketë dënime të ashpra. Falë kësaj mazhorance, ne do çojmë përpara këto nisma ligjore, tepër të rëndësishme për vendin”, deklaroi Balla.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article