Dënimi i Everton “tremb” City e Chelsea, mund të bien nga kategoria nëse…

11 months ago 50
MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 08: Julian Alvarez of Manchester City celebrates after scoring the team's second goal during the Emirates FA Cup Third Round match between Manchester City and Chelsea at Etihad Stadium on January 08, 2023 in Manchester, England. (Photo by Naomi Baker/Getty Images)
23:00 17/11/2023

Manchester City dhe Chelsea rrezikojnë të bien nga Premier League pasi penalizimi me 10 pikë i Everton ka vendosur një precedent të fortë. Toffees janë lënë të tronditur nga dënimi, ndërsa kalojnë në vend të parafundit në renditje.

Drejtuesit e klubit po mendojnë që të apelojnë penalizimin. City akuzohet se ka kryer 115 shkelje të rregullave të Fair Play-t Financiar të Premier League dhe Chelsea e Armando Brojës do të hetohet për pagesat e supozuara të lidhura me ish-pronarin Roman Abramovich, raporton Daily Mail.

Everton u dënua për shkelje të rregullave të Fair Play Financiar.

Rasti i Toffies iu referua një komisioni të pavarur pas një auditimi të të dhënave financiare të klubeve të Premier League për sezonin 2021-22.  Klubet e Bërnli dhe Lids u ankuan, pasi dyshonin se Everton kishte shkelur rregullat dhe regjistronin një humbje prej 371.8 milionë euro gjatë tre viteve të fundit.

Sipas rregullave të Premier League, klubet lejohen të humbasin një maksimum prej 105 milionë euro gjatë tre viteve dhe klubet që thyejnë rregullat mund të gjobiten ose të zbriten pikë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article