Denoncon Vasili: Vazhdon masakra e betonimit të Tiranës, Rama miraton kulla deri në 65 kate!

3 months ago 5

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka bërë sot një denoncim sa i takon ndërtimeve në kryeqytet. Vasili përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Vasili thekson se Rama ka miratuar ndërtimin e një kulla deri ne 65 kate.

DENONCIMI I VASILIT
Vazhdon masakra e betonimit te Tiranes, Rama miraton kulla deri ne 65 kate!
Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi
në mbledhjen e fundit të zhvilluar ne 2 korrik 2024 te tjera kulla ne Tirane deri edhe 65 kate.
Megjithese dhjetra mijra apartamente, plot 54 mije jane bosh ne Tirane, vazhdon ne menyre histerike dhenia e lejeve per kulla te tjera pa fund.
Eshte shume e qarte qe lavatriçja e pastrimit te parave te korrupsionit dhe te narkotrafikut punon pa u ndalur.
Dendesia e kullave e ka bere Tiranen shume me zi se Gaza ne Palestine.
Ndonese parametrat e ndotjes jane skandaloze kullat vazhdojne.
Betonizimi po e mbyt totalisht Tiranen!
Shikoni vete Vendimet e KKT se dy diteve me pare dhe cdo gje eshte shume e qarte.
VENDIMET E KKT 2 KORRIK:
🚩12. Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë Banimi, Shërbimi dhe Hotelerie 4, 5, 23, 24, 57, 58 dhe 65 mbi tokë me 6 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klar” sh.p.k.
🚩13. Leje Ndërtimi për objektin: “Top Seven Toëer”, zhvillim kompleks për ndërtimin e ambjenteve të reja me funksion rezidencial dhe shërbime prej 33 dhe 35 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Dritan Hoxha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Top Seven Construction” sh.p.k.
🚩14. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks banimi, hotelerie me shërbime 1, 25, 39, 50 kate mbi tokë dhe 3 kate parkim nëntokë, në Rrugën “Teodor Keko”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqëritë “Xh & M” sh.p.k, “Alfazed” sh.p.k dhe “Smart Construction Invest” sh.p.k
🚩15. Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë banimi, shërbimi dhe funksione të përziera me 20 kate mbi tokë dhe 4 kat nëntokë”, me vendndodhje pranë Rrugës “Sulejman Delvina”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Babasi Coo” sh.p.k.
🚩16. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 1, 4, 6, 8, 9 dhe 11 kate mbitokë me 2 kate nën tokë”, me vendndodhje në Rrugën “Feizi Himzo”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Orion” sh.p.k.
🚩17. Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks multifunksional, rezidencial dhe shërbime 2, 3, 4, 8, 10 dhe 27 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Kashar, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana Ëest Center” sh.p.k.
PERFUNDIM:
Tirana eshte viktima me e madhe e narkoshtetit dhe e pastrimit te parase.
Drejtuesi, perfituesi, ai qe firmos eshte vete Edi Rama.
KKT e drejtuar nga Rama eshte noterizuesi i asgjesimit urban te Tiranes permes lejimit te kullave monstra.
Kjo masaker, qe po shqyen Tiranen dhe po ju shkaterron jeten dhe shendetin qytetareve ndalet vetem me reagim me proteste te vendosur sepse mafia nuk perballet ndryshe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article