Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Milot-Morinë, në territorin e Bashkisë Mirditë, ku një automjet përplasi për vdekje një këmbësor.
Policia bëri të ditur se ka arrestuar shtetasin Jeton Selimi, 24 vjeç, banues në Kosovë, i cili shkaktoi aksidentin, raporton gazetari i News24, Elidon Ndreka.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme. Selimi duke drejtuar automjetin e tij në autostradën “Milot-Morinë”, në territor të bashkisë Mirditë, ka aksidentuar këmbësorin P. B., 57 vjeç, banues në Mirditë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Specialistët e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot-Morinë, bënë arrestimin e shtetasin J. S., 24 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, njoftoi Policia.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb