Aksidentoi për vdekje 57-vjeçarin, arrestohet i riu

2 hours ago 20

24-vjeçari Jeton Selimi, banues në Kosovë, është arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ky i ri, pasditen e djeshme, duke drejtuar automjetin e tij në autostradën “Milot-Morinë”, në territor të bashkisë Mirditë, ka aksidentuar këmbësorin P. B., 57 vjeç, banues në Mirditë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Read Entire Article