Seanca e sotme plenare nisi sërish mes kaosit dhe tymuesve.
Deputetët e opozitës që arritën të futeshin brenda Kuvendit kanë shkaktuar kaos duke brohoritur “turp, turp”, ndërsa ndezën edhe tymuese.
Ndërkohë, mes kaosit, krye parlamentarja Lindita Nikolla ka vijuar normalisht me leximin e neneve për miratimin e rregullores së re të Kuvendit.
Rregullorja e re u miratua pa diskutim, me 74 vota pro.
Deputetët e përjashtuar, pavarësisht se tentuan në çdo formë, nuk u futën dot brenda Kuvendit. Seanca e sotme plenare zgjati vetëm 10 minuta.
Top Channel