“Deputetët e opozitës nuk janë këshilltarë të qeverisë”, Tabaku në Komisionin e Ligjeve: Mos përfillje e mazhorancës ndaj propozimeve tona

1 year ago 30

Balkanweb app Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka deklaruar në Komisionin e Ligjeve se ka një mos përfillje të mazhorancës kundrejt opozitës lidhur me propozimet e këtyre të fundit.

Tabaku u shpreh se deputetët e opozitës nuk janë këshilltarë të qeverisë, pasi ata kanë bërë një propozim, për të cilin u është kërkuar që t’ia dërgojnë qeverisë për të vendosur nëse do merret ose jo.

Ajo e quajti këtë veprim si “të palogjikshëm”, ndërsa shtoi se është e papranueshme që një deputeti të opozitës t’i thuhet të marrë propozimet dhe t’ia dërgojë qeverisë.

“Unë dhe disa kolegë të grupit parlamentar, që i keni përjashtuar, kemi përgatitur një nisëm ligjore që e kam dorëzuar në emrin tim por që është nisëm e grupit parlamentar të PD-së. Ne nuk jemi këshilltarë të qeverisë, ne kemi bërë një propozim me shumë seriozitet të cilën kemi që në dhjetor që e kemi prezantuar. Në qoftë se ne propozimet duhet t’ia çojmë qeverisë që të shohë qeveria i merr apo nuk i merr, mua më duket e pa logjikë kjo mënyrë. Dhe kjo është pikërisht kjo mos përfillja ndaj opozitës dhe ajo konsiderata që ju keni, që asgjë nuk vlen.

Kam bërë disa propozime për luftën ndaj korrupsionit, të cilët keni një vit që thoni që janë shumë të mira dhe do t’i merrni parasysh, tani më thoni tërhiqu që t’ia çoj qeverisë me shkresë, mua më duket jo serioze. Ju falënderoj që jeni përpjekur ta diskutojmë këtu, por është e pa pranueshme që një deputeti të opozitës t’i thuhet merri propozimet dhe çoja qeverisë.

Ne kemi vullnetin tonë, dhe angazhimin tonë në Kuvend dhe nuk na e zë dot hapësirën tonë qeveria, janë 31 nisma te deputetëve, nëse i fusni në rend dite vetëm për t’i rrëzuar dhe për të thënë çojani qeverisë, nuk është fare serioze për parlamentin por edhe për punën e deputetëve”, u shpreh Tabaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article