Gjatë një konference për shtyp sot në Tiranë, deputeti në në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum, nuk la pa përmendur as situatën që gjendet sot PD-ja.
Ai shprehet se i vjen keq për ndarjen e PD-se dhe se një parti që nuk zgjidh dot problemet e veta, nuk zgjidh as problemet e popullit.
“Një qeveri e fortë ka nevojë për një opozitë të fortë. Më vjen keq për ndarjen e PD. Unë jam jurist nga formimi dhe për mua, shteti ligjor është e rëndësishme për një parti. Berisha thotë “unë jam kryetari, unë kam financat e selisë. Njerëzit në një vend presin që një parti të zgjedh problemet jo vetëm të partisë por edhe problemet e tyre. Kur një parti nuk zgjedh problemet e veta, atëherë duhet të pyesin veten a janë atraktivë për njerëzit”, u shpreh Gunther Krichbaum.
Top Channel