“Deputeti që duam”, Rama bën bilancet e punës së qeverisë: Duhet të arrijmë edhe më tepër! Kemi detyrim për pensionistët të bëjmë hapin e rëndësishëm

1 month ago 21

Kryeministri Edi Rama ishte sot në takim me kandidatë të rinj që duan të bëhen deputetë nën logon e PS, përmes platformës online “Deputeti që duam”. Ai tha se Shqipëria sot është shumë më ndryshe nga sa ishte kur PS mori pushtetin, por shtoi se punët e arritura deri tani duhet që t’i motivojnë për të bërë edhe më shumë.

“Kur shikon të shkuarën e këtyre viteve, ka disa gjëra që janë aty dhe flasin vetë. Ne kemi qenë një vend me 3300 euro për frymë, sot jem i më 9300 euro për frymë. Ky trefishim nuk është diçka që ne mund të themi çohuni shqiptarë dhe duartrokisni, por flet për një rrugë transformimi. Kur ne nisëm detyrën, kishim të gjitha vendet e rajonit, veç Kosovës, para nesh në të ardhura për frymë. Sot ne kemi para nesh vetëm Malin e Zi dhe Serbinë, që kanë 11600, 11300 euro për frymë.

156 euro ishte paga minimale kur morëm detyrën, sot është 400… Këto nuk na duhen që ne të ulemi dhe shijojmë pamjen e Shqipërisë që kemi ndërtuar, por që të kuptojmë që sa shumë kohë është humbur më parë, dhe sa shumë më tepër mund të bëjmë ne.

Sot kemi një eksperiencë që nuk e kishim, një pozicion të vendit që nuk e kishim, qoftë pozicion të brendshëm ekonomik që jemi në kushte që të bëjmë realisht një ekonomi gjithëpërfshirëse. Për pensionistët kemi një detyrim të bëjmë një hap të rëndësishëm”, u shpreh gjatë fjalës së tij Rama.

Read Entire Article