Derbi i titullit, Arsenali pret Liverpoolin në Emirates: Statistikat, deklaratat, formacionet e mundshme dhe gjithçka tjetër

8 months ago 10

Arsenali pret Liverpoolin në kuadër të javës së 23-të të Ligës Premier, që po del të jetë një ndeshje që mund të vendos shumë për titull kampioni.

Për këtë ndeshje Mikel Arteta dhe Jurgen Klopp do të mundohen të fitojnë këtë takim për të luftuar me Man Cityn për titull kampioni deri në fund.

Telegrafi do t’iu mbajë të informuar për këtë ndeshje dhe gjithçka rreth saj, duke nisur nga statistikat, deklaratat, formacionet e mundshme dhe ato zyrtare.

Në bashkëpunim me SofaScore, iu sjellim disa nga statistikat më interesante të këtyre ndeshjeve.

Para 2 min

Ecuria në pesë ndeshjet e fundit të Arsenalit dhe Liverpoolit

Në pesë ndeshjet e fundit, Arsenali ka marr 2 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje, duke tubuar 7 pikë, apo 1.4 pikë për ndeshje, ku skuadra për paraqitjen nga SofaScore u vlerësua me notën 7.14.

Në anën tjetër, Liverpooli ka 4 fitore dhe 1 barazim, duke marr 13 pikë, apo 2.6 pikë për ndeshje. Reds nga SofaScore u vlerësuan me notën 7.24.

Para 7 min

Mikel Arteta vs Jurgen Klopp: 13 ndeshje të zhvilluar mes tyre

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta dhe ai i Liverpoolit, Jurgen Klopp, janë përballur 13 herë mes vete deri më tani.

Gjermani ka statistika më të mira, pasi ka marr 6 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje.

Liverpooli ka shënuar edhe gola më shumë, plotë 31, ndërsa Arsenali me Artetan i ka shënuar Reds 20 gola.

Para 9 min

Formacionet e mundshme, Arsenal – Liverpool

Mikel Arteta dhe Jurgen Klopp kanë disa lojtarë që iu mungojnë tash e një kohë të gjatë.

Arsenali është për Jurrien Timber, Fabio Vieira dhe Thomas Parteyn shkaku i dëmtimeve, ndërsa Takehiro Tomiyasun është në detyrë me Japoninë.

Në anën tjetër te Liverpooli mungojnë Joel Matip, Stefan Bajetic, Thiago Alcantara, Kostas Tsimikas dhe Mohamed Salah shkaku i lëndimeve, ndërsa Ëataru Endo është ne Japoninë në detyrë.

Arteta pritet të startojë me Bykayo Saka, Gabirel Jesus dhe Gabriel Martineli në sulm, ndërsa Klopp pritet t’i besojë Diogo Jotas, Darëin Nunezit dhe Luiz Diazit.

Para 16 min

Pozitat në renditje, pikët, fitoret dhe humbjet

Arsenali dhe Liverpooli kanë zhvilluar nga 22 ndeshje deri më tani në Ligën Premier.

Vendasit janë në vendin e tretë në renditje me 46 pikë, ndërsa mysafirët në vendin e parë me 51 pikë.

Liverpooli ka sulmin dhe mbrojtjen më të mirë se Arsenali, ndërsa ndeshja pa gola të pësuar kanë njëjtë, nga tetë.

Sipas vlerësimeve të SofaScore, Arsenali ka notën e përgjithshme 7.11, ndërsa Liverpooli 7.10.

Read Entire Article