Derbi madrilen në Arabinë Saudite

9 months ago 40
23:58 09/01/2024

Reali i Ancelotti synon superkupën e 13 në histori, Simeone: Gjithashtu luajmë për fitore

Gjysmëfinalja e parë e Superkupës së Spanjës premton emocione të mëdha. Në Riad do të masin forcat dy skuadrat e kryeqytetit, Atletico dhe Real Madrid, në një 90 minutësh që pritet të jetë tepër i zjarrtë.

‘Los Blancos’ duan të zgjerojnë ecurinë pa humbje në të gjithë kompeticionet, ku deri më tani nuk ka pësuar disfatë në 19 ndeshjet e fundit, me 16 fitore dhe 3 barazime. Skuadra e Carlo Ancelottit synon titullin numër 13-të të Superkupës së Spanjës dhe pengesa e parë drejt këtij objektivi janë kushërinjtë nga i njëjti qytet.

“Superkupa është një kompeticion i rëndësishëm. Duam të bëjmë gjithçka që mundemi për ta fituar. Skuadra është në formë të mirë. Kemi dëshirën dhe motivimin për të arritur tek trofeu. Duhet të bëjmë një paraqitje më të mirë nga ajo e ndeshjes së shkuar përballë Atletikos së Madridit. Janë një ekip që konkuron, lufton dhe ka cilësi. Do të jetë një ndeshje e luftuar”.

Për trajnerin, Diego Simeone, formula e Superkupës është e ndryshme nga ajo e kampionatit, teksa në fushë zbresin vetëm për fitore.

“Ajo që u intereson njerëzve është fitorja ose humbja. Ne na takon që të bëj mirë me aq mundësi sa kemi. Fitorja në kampionat ndaj Realit na motivon për të dhënë më të mirën, por pavarësisht rezultateve ne hyjmë në fushë për të arritur gjithmonë maksimumin.”

Në 223 ndeshjet e mëparshme të Derbit të Madridit, Reali ka triumfuar në 114 raste, teksa Atletiko e Madridit synon fitoren e 57. Finalisti tjetër i Superkupës së Spanjës do të dal nga përballja Barcelona-Osasuna.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article