‘Derby d’Italia’ si asnjëherë më parë për ‘Scudetto’ – Interi pret Juventusin

8 months ago 19

Live Derby box: Inter-Juventus

‘Derby d’Italia’ si asnjëherë më parë për ‘Scudetto’ – Interi pret Juventusin

Interi pret Juventusin në ‘Meazza’ të dielën në atë që njihet si ndeshja më e madhe në Serie A.

Nerazzurrët përballen me rivalët e tyre Binaconero, duke shpresuar të sigurojnë një fitore që do t’i lejojë ata t’i afrohen Scudettos së tyre të 20-të në histori.

Në letër, Interi duket në avantazh ndaj Juventusit, pasi jo vetëm që shkojnë në këtë ndeshje si kryesues në renditje, por ata gjithashtu kanë sulmin më të frytshëm dhe mbrojtjen më pak të mposhtur dhe një ndeshje më pak.

Telegrafi do t’iu mbajë të informuar për këtë ndeshje dhe gjithçka rreth saj, duke nisur nga statistikat, deklaratat, formacionet e mundshme dhe ato zyrtare.

Në bashkëpunim me SofaScore, iu sjellim disa nga statistikat më interesante të këtyre ndeshjeve.

Para 6 min

Allegri: Ndeshja me Interin nuk është vendimtare në luftën për titull

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk beson se Derby d’Italia është një ‘pikë kthese vendimtare’ në garën për titull me Interin, por pranoi se është ‘një mbrëmje e rëndësishme’ për të dy klubet.

Kur Interi dhe Juventusi u takuan në Derbin d’Italian e parë të sezonit në nëntor, ata u detyruan të ndanin nga një pikë pasi goli i Dusan Vlahovic u zhvlerësua nga Lautaro Martinez në Allianz Stadium.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Allegri diskutoi fillimisht skuadrën e tij të planifikuar të Juventusit për derbin.

Lexo lajmin e plotë… 

Para 7 min

Inzaghi: Derby d’Italia është shumë i rëndësishëm, por jo vendimtar

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, nënvizoi se si skuadra e tij ‘ka respekt’ për rivalët e Juventusit përpara ndeshjes së tyre në Derby d’Italia, të cilën ai pret të jetë shumë e balancuar.

Nerazzurrët kanë ruajtur momentin pas fitores së tyre në Superkupën e Italisë ndaj Napolit muajin e kaluar, duke marrë një fitore 1-0 ndaj Fiorentinës për t’u rikthyer në krye të tabelës së ligës. Skuadra e Inzaghit tani është një pikë larg Zonjës së Vjetër, duke pasur edhe një ndeshje më pak.

Interi dhe Juventusi ndanë nga një pikë në Derby d’Italian e parë të sezonit në nëntor dhe një tjetër përplasje e tensionuar pritet në Stadio Giuseppe Meazza të dielën në mbrëmje në orën 20:45.

Lexo lajmin e plotë… 

Para 9 min

Ecuria në pesë ndeshjet e fundit të Interit dhe Juventusit

Në pesë ndeshjet e fundit, Interi ka marr 4 fitore dhe 1 barazim, duke tubuar 13 pikë, apo 2.6 pikë për ndeshje, ku skuadra për paraqitjen nga SofaScore u vlerësua me notën 7.05.

Në anën tjetër edhe Juventusi ka 4 fitore dhe 1 barazim, duke marr 13 pikë, apo 2.6 pikë për ndeshje. Zonja e Vjetër nga SofaScore u vlerësuan me notën 7.24.

Para 25 min

Simone Inzaghi vs Max Alegri: 18 ndeshje të zhvilluara mes tyre

Trajneri i Interi, Simone Inzaghi dhe ai i Juventusit, Max Allegri, janë përballur 18 herë mes vete deri më tani.

Allegri ka statistika më të mira, pasi ka marr 9 fitore, 3 barazime dhe 6 humbje.

Skuadrat e drejtuara nga Inzaghi, Lazio dhe Interi kanë shënuar 17 gola ndaj atyre të Allegrit.

Sa i përket Allegrit, Juventusi ka shënuar 25 gola ndaj Lazios dhe Interit të drejtuar nga Inzaghi.

Para 30 min

Formacionet e mundshme, Inter – Juventus

Simone Inzaghi dhe Max Allegri nuk e kanë situatën e njëjtë sa i i përket mungesave të lojtarëve.

Inerit i mungon vetëm Juan Cadrado shkaku i dëmtimit, ndërsa te Juventusi mungojnë Mattia de Sciglio, Moise Kean shkaku i dëmtimeve, ndërsa të pezulluar janë Arek Milik, Nicolo Fagioli dhe Paul Pogba.

Inzaghi pritet të startojë me Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram në sulm, ndërsa Allegri pritet t’i besojë Kenan Yildizit dhe Dusan Vlahovic, edhe pse Federico Chiesa është gati.

Para 35 min

Pozitat në renditje, pikët, fitoret dhe humbjet

Interi ka zhvilluar 21 ndeshje, ndërsa Juventusi ka zhvilluar 22 deri më tani në këtë sezon të Serie A. 

Vendasit janë në vendin e parë në renditje me 54 pikë, ndërsa mysafirët në vendin e dytë me 53 pikë.

Interi ka sulmin dhe mbrojtjen më të mirë, ndërsa ndeshja pa gola të pësuar kanë, Zikaltërit plotë 13, ndërsa Bardhezinjtë plotë 12.

Sipas vlerësimeve të SofaScore, Interi ka notën e përgjithshme 7.13, ndërsa Juventusi 7.10.

Read Entire Article