Detaje nga atentati ndaj 21-vjeçarit në Shkozë/ 7 persona të maskuar e të armatosur tentuan ta marrin peng, shkak një konflikt…

1 year ago 11

Balkanweb app Get it on Google Play

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin që u krye mbrëmjen e kaluar ndaj një 21-vjeçari në kryeqytet, në zonën e Shkozës, ku disa persona e kanë goditur me sende të forta.

Mësohet se autorët e sulmit kanë qenë 7 persona të cilët kanë qenë duke lëvizur me dy automjete dhe i kanë zënë pritë të riut, i cili ka qenë në makinë më një vajzë që po drejtonte mjetin.

Sulmi ka qenë i mirë menduar dhe i organizuar, pasi dyshohet se autorët kanë vëzhguar lëvizjet e 21-vjeçarit i cili kishte vetëm 1 javë që kishte ardhur nga Anglia në Shqipëri.

Pas vëzhgimit të lëvizjeve në zonën e Shkozës autorët kanë ndaluar dhe i kanë bërë pritë. 7 personat kanë qenë të maskuar dhe të armatosur, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një karikator arme me fishekë edhe pse policia në njoftimin zyrtar tha që nuk ka pasur të shtëna me armë.

21-vjeçari Hysen Xhakolli është goditur me sende të forta dhe është tentuar të merret peng nga autorët e sulmit. Ata janë larguar me dy automjetet, ku një makinë ka qenë ngjyrë e kuqe.

Ndërkohë grupi hetimor ka edhe emrat e personave të cilët janë autorë të atentatit, por ende nuk janë shpallur në kërkim nga policia. Shkak i ngjarjes raportohet është një konflikt i ndodhur rreth 1 vit e 4 muaj më parë.

Pas ngjarjes i riu i cili kishte marrë dëmtime të rënda në kokë ka marrë ndihmë mjekësore dhe ka dhënë deklaratën e tij në komisariatin nr. 1 në kryeqytet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article