Detaje nga sulmi në Banjskë, Sveçla nxjerr foto dhe fakte të reja! Dëshmitë si ndodhi ngjarja

10 months ago 34

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla gjatë një konference për media së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndau detaje të reja për sulmin terrorist të Banjskës.

Sveçla bëri një kronologji të gjithë ngjarjes që ndodhi më 24 shtator. Ai paraqiti fotografi, harta dhe pamje të shkëputura nga droni, për vendndodhjen dhe lëvizjen e pjesëtarëve që sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë.

Ai madje paraqiti informacione për të dyshuarit e sulmit, duke publikuar fotografi dhe informacione të tjera personale për ta, dhe dëshmi gjithashtu se Milan Radojçiç ishte prezent gjatë barrikadave të vitit të kaluar në veri të vendit, dhe të dyshuarit që ka afërsi me djalin e Aleksandër Vuçiç.

Dëshmi që Milan Radojçiç ishte prezent gjatë barrikadave të vitit të kaluar në veri të vendit.

I dyshuari që ka afërsi me djalin e Aleksandër Vuçiç

Sveçla tha se që nga viti 2021 deri më tani, Policia e Kosovës ka qenë cak i 114 sulmeve në veri, kryesisht të kryera nga grupi, që sipas tij, kreu sulmin në Banjskë. Kosova sulmin në Banjskë e konsideron terrorist dhe e fajëson Serbinë për të. Beogradi mohon përfshirjen në këtë ngjarje.

Top Channel

Read Entire Article