Detajet/ Furgoni plot me pasagjerë, si u plagos me tre plumba shoferi në Lezhë

10 months ago 9

Zbardhen të tjera detaje nga plagosja sot në Lezhë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të tregut të këtij qyteti. Në një lidhje live për News24 gazetari Elidon Ndreka raporton se një person, që ishte brenda një furgoni të linjës Laç-Lezhë, pas një përplasje verbale, ka nxjerrë pistoletën në sy të pasagjerëve dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të shoferit të mjetit, duke e plagosur këtë të fundit.

Pas krimit, ai është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet për kapjen e tij. Ndërkohë, nuk dihet gjendja shëndetësore e personit të plagosur.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article