Detajet/ “Ishte ulur në vendin e parë të furgonit, hapi derën dhe…”, zbardhen dëshmitë e pasagjerëve, si u vetëvra 50-vjeçarja në Peqin

1 year ago 11

Balkanweb app Get it on Google Play

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Peqin, ku një 50-vjeçare u vetëhodh nga furgoni që ishte në lëvizje dhe gjeti vdekjen.

Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb, duke iu referuar dëshmisë së pasagjerëve të tjerë, Merushe Gjuzi ishte ulur në vendin e parë dhe krejt papritur hapi derën e furgonit dhe u hodh.

“Të gjithë kanë qenë të pavëmendshëm. Ata e kanë pasur vëmendjen te telefonat, gjithçka ndodhi në pak sekonda. Pasagjerja ka qenë e ulur në vendin e parë. Ka hapur derën dhe është vetëhedhur. Të gjithë zbritën për t’i dhënë ndihmën e shpejtë, por përplasja ka qenë fatale.”, tha Pope në një lidhje live për News24.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër, shtetasja M. Gj., rreth 50 vjeçe, ndërkohë që udhëtonte në automjetin furgon që drejtohej nga shtetasi S. T., 30 vjeç, dyshohet se ka hapur derën e pasme të furgonit dhe është vetëhedhur.

Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja M. Gj. ka humbur jetën. Drejtuesi i furgonit, shtetasi S. T., po shoqërohet në Komisariat, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article