Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Sheqeras të Maliqit, ku një 43 vjeçar sipas policisë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 16 vjeçare.
Burime të siguruara thanë se policia në prani të psikologes ka shoqëruar në maternitetin e Korçës 16-vjeçaren për të kryer një vizitë tek mjeku gjinekolog
Te njëjtat burime thanë se nga të dhënat paraprake a ana e mjekut është konstatuar se 16-vjeçarja dyshohet se ka kryer akt seksual, por përgjigjen përfundimtare se do ta japë mjekësia ligjore pasi gjithçka ka kaluar në kompetencë të saj.
43-vjeçari së bashku me familjen, bashkëshorten dhe 3 fëmijët jeton në fshatin Barç pak kilometra larg qytetit të Korçës ndërkohë që ka një biznes në fshatin Sheqeras, aty ku edhe për policinë dyshohet se 43-vjeçari mund të ketë kryer marrëdhënie seksuale me 16-vjeçaren.
Grupi hetimor ka shtrirë me tej hetimet nisur nga dyshimet se 43-vjeçari ka disa vite që ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.
Policia nga dita e djeshme është në kërkim të Edison Sheme si i dyshuar për këtë ngjarje.
Mevlud Hoxhalli, daja i Edison Sheme nuk beson se nipi i tij ka bërë një gjë të tillë ndërkohë që pranon se Edisoni kishte hyrje dalje me familjen e vajzës./vizionplus.tv