I kërkuar për trafik kokaine, ekstradohet drejt Gjermanise Princ Dobroshi i njohur si “peshkaqeni”

2 hours ago 34

Ekstradohet drejt Gjermanise Princ Dobroshi, ku do të gjykohet për akuzën e trafikut të drogës.

I njohur në Norvegji dhe Çeki me nofkën “Peshkaqeni”, Princ Dobroshi nga Kosova dhe kunati i tij nga Shqipëria, Olsi Syziu, janë subjekte të hetimit pasuror nga SPAK.

Më 29 mars të këtij viti SPAK ka sekuestroi 10 llogari bankare me vlerë 133 mijë euro, Vilë në Gjirin e Lalzit, dy apartamente te Kodra e Diellit, një apartament te Liqeni i Thatë, makinë Volvo, dhe shoqërinë tregtare ‘SLAI’. Ai ndodhet i arrestuar prej dhjetorit 2023.

Gjykata e Lartë refuzoi rekursin e trafikantit të drogës Princ Dobroshi i cili kundërshtoi vendimin e Apelit për ekstradimin e tij në Gjermani.

Gjykata e Hamburgut ka lëshuar urdhër-arrest për 59-vjecarin, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim, si pjesëtar i një grupi kriminal.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article