Policia kufitare në Qafë Thanë ka arrestuar tre persona, të cilët tentuat të Arrestohen në flagrancë 3 shtetas që tentuan secili të kontrabandonin nga Maqedonia e Veriut 600 litra naftë.
Sasia e naftës ishte fshehur në depozita shtesë në kamionët që drejtonin.
Policia sekuestroi 1800 litra naftë dhe 3 kamionët.
“Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit: D. G., 36 vjeç, E. P., 40 vjeç dhe G. L., 27 vjeç, të tre banues në Pogradec, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kondrabandë” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
Në hyrje të PKK Qafë Thanë, gjatë kontrollit në secilin nga kamionët që drejtonin këta shtetas, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një depozitë shtesë me 600 litra naftë, që ishte fshehur me qëllimin për ta futur në Shqipëri, duke shmanguar detyrime tatimore”, njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv