DETAJI QË NA SHPËTOI/ Edhe Berisha edhe Meta të arrestuar në të njëjtën datë, 21 Tetori dita e prangosjes së dy politikanëve

6 hours ago 63

Ditën e sotme, 21 tetor 2024, është arrestuar kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në makinën e tij, teksa po shkonte në selinë e partisë.

Teksa kujtojmë se po në të njëjtën datë, fiks një vit më parë u dha edhe masa e detyrimit të paraqitjes për kreu e PD-së Sali Berisha.

Ndërkohë, sot Meta me urdhër të SPAK është arrestuar lidhur me dosjen e skandalit të lobimit në SHBA dhe CEZ-DIA, të bashkuara në një. Ndaj Metës rëndojnë tre akuza, pastrim parash, korrupsion në 3 raste dhe mosdeklarim të ardhurash.

GJKKO ka caktuar masën detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin, por kjo e fundit thotë se nuk i është komunikuar.

Gjykata e Posaçme ka caktuar për Pirro Xhixho, ish-kreu i AKEP, masën arrest shtëpiak dhe për Ema Çokun, “detyrim paraqitjeje”. Pirro Xhixho është njëkohësisht edhe babai i nënkryetares së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.

Read Entire Article