Një shqiptare 30-vjeçare ka rënë në pranga nga policia italiane. Ajo akuzohet se ka detyruar djalin e saj të mitur të shpërndante drogë në një park lojërash.
Sipas medieve italiane, së bashku me gruan 30-vjeçare, në pranga kanë rënë edhe i vëllai i saj 27-vjeçar dhe partneri italian.
Policia ndaloi gruan së bashku me dy fëmijët e saj dhe gjetën një armë me numër serial të fshirë dhe disa gramë kokainë e hashash. Kjo çoi në zbulimin e një rrjeti të shpërndarjes së drogës, ku përfshihej edhe përdorimi i 14-vjeçarit për shitjen e lëndëve narkotike, nën kërcënime dhe dhunë.
Shqiptarja së bashku me vëllain dhe partnerin, do të përballet me akuzat në gjykatë, duke përfshirë edhe atë për abuzim ndaj fëmijëve. /vizionplus.tv