“Dhëndri juaj u lirua nga Edi Rama?”, Berisha-gazetarit: Nuk ka lidhje, çështjen do ta çonim në Strasburg dhe…

10 months ago 8

Balkanweb app Get it on Google Play

Në një konferencë për mediat, Sali Berisha tha edhe një herë se masa e dhënë ndaj Ilir Beqajt është një amnisti e dytë ndaj ti, e urdhëruar nga Edi Rama.

“Nëse ka një njeri në Shqipëri që ka deklaruar se ‘SKAP’ është organizatë kriminale, është Berisha. Berisha është i pari që nga SPAK e ka quajtur ‘SKAP’. E kam bërë për të mbrojt interesin e qytetarëve sepse aty po mblidheshin njerëz të lidhur me krimin, ryshfetxhinj të tmerrshëm. Jam ish-president, ish-kryeministër, nuk do i lejoja vetes kurrë të etiketoja njerëz që zbatojnë ligjin, ndryshe veçse heronj të vërtetë. Por këta janë njerëz që asnjë bashkuar si banda më e rrezikshme, në një institucion pas hetuesive të sigurimit të shtetit. Të mendosh se kjo ka lidhje me këtë para tre javësh, është kjo e ndershme se s’ka lidhje. Unë do mbetem së i interesit publik.

Cilido që analizon Beqajn, e vërteta ishte ajo që ndodhi të shtunën, ishte amnistia reale e dytë e tij nga Edi Rama. Sepse pas 4 muajsh formulohej një aktakuzë e cila për çdo njeri që ka nocionin më elementar të ligjit, është e barabartë me 0. Për çfarë akuzohet? Akuzohet se nuk ka diktuar konfliktin e interesit mes Rrjepajt dhe Rrapajt. Në ligj Beqaj nuk ka asnjë detyrim të diktojë këtë. Si e ka zgjidh ligji këtë? E ka të zgjidhur me detyrimin e personit, vetëdeklarim. Pra Rrapaj ishte i detyruar të deklaronte vetë. Beqaj është përgjegjës direkt për aferën e sterilizimit, sepse nga publik e kaloi në koncesion privat”, tha Berisha.

Më tej Berisha tha po ashtu se SPAK komandohet nga Edi Rama dhe se tha se prokurorët po përdoren si hanxhar të kryeministrit se dhe do të kenë fatin e këtij të fundit.

Gazetari Osman Stafa iu drejtua me pyetjen, nëse sipas kësaj logjike, edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, u lirua sot nga Edi Rama?

“Dhëndri im ishte i burgosur politik. Nuk është e vërtetë që ka dhënë apo nuk ka dhënë urdhër. Ajo do shkonte menjëherë në Strasburg. Ai u la arrest shtëpie. Ai nuk ka asnjë, zero… ata vetë nuk e kanë fajësuar. Pas tre vitesh hetimi nuk kanë arritur të gjejnë një fakt për të ngritur padi ndaj tij, por e kanë marrë nën hetim. Ajo çështje do zgjidhet në Strasburg”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article