Dhjetë lojtarët që kanë shitur më së shumti fanella në muajin tetor

11 months ago 53

Jude Bellingham është futbollisti me fanellat më të shitura në të gjithë Evropën, pasi ai me paraqitjet e tij me Real Madridn ka bërë që të vlerësohet si një nga lojtarët më të mirë në botë.

Superylli i Anglisë ka dominuar me fanellën e “Los Blancos”, ku së fundmi ka shënuar një dopietë për të fituar El Clasicon e tij të parë, përpara se të fitonte trofeun Kopa në ceremoninë e Topit të Artë.

Paraqitjet e mira të Bellingham në fushë janë rritur me shpejtësi marramendëse në dy vitet e fundit dhe kjo ka bërë që emri i tij të jetë i njohur në mbarë botën.

Në fakt, ai ka shitur më shumë fanella të personalizuara se çdo lojtar tjetër në Evropë në muajin e fundit, sipas Fanatics.

Bellingham ka shitur më shumë fanella në të gjithë kontinentin sesa ylli i Man Cityt, Erling Haaland, pavarësisht se norvegjezi po vazhdon formën e tij spektakolare të shënimit të golave këtë sezon.

Më poshtë gjeni listën e dhjetë lojtarëve që kanë shitur më së shumti fanella në muajin tetor:

1. JUDE BELLINGHAM 

2. ERLING HAALAND 

3. KYLIAN MBAPPE

4. MARCUS RASHFORD

5. HEUNG MIN SON

6. MOHAMED SALAH

7. KEVIN DE BRUYNE

8. ALEJANDRO GARNACHO

9. BUKAYO SAKA

10. VINICIUS JR

/Telegrafi/

Read Entire Article