Dhjetë transferimet më të mëdha nga klubet evropiane deri tani në afatin kalimtar të janarit 2024

9 months ago 10

Afati kalimtar dimëror ka filluar tash e 10 ditë dhe disa nga klubet nuk kanë qëndruar duarkryq, pasi kanë bërë transferimet e para.

Transferimet e janarit shpeshherë cilësohen si ‘përforcime zori’, pasi vijnë në gjysmë të sezonit, por disa klube kanë nevojë të mëdha për të mbuluar pozitat ku mendojnë se duhet të forcohen.

Disa klube veçse kanë bërë blerjet e para në këtë afat kalimtar, por kush janë transferimet më të mëdha tashmë nga klubet evropiane?

Telegrafi më poshtë u sjell një dhjetëshe të transferimet më të mëdha deri tani nga klubet evropiane, ku padyshim listës i prinë talenti brazilian, Vitor Roque, i transferuar nga Barcelona.

Pritet që kjo listë të transformohet plotësisht deri në mbylljen e afatit kalimtar, por janari ka parë tashmë disa lëvizje thelbësore në të gjithë globin.

1) Vitor Roque (Athletico Paranaense – Barcelona) – 30 milionë euro plus 31 milionë euro bonuse

18-vjeçari u rrëmbye nga Barcelona në korrik me një kontratë shtatëvjeçare që përmbante një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh. Disa leva ekonomike janë tërhequr për ta çuar brazilianin përpara më herët se sa ishte planifikuar fillimisht, mes një paniku të lehtë për sezonin e tyre.

2) Eljif Elmas (Napoli – RB Leipzig) – 24 milionë euro

Me një Scudetto dhe Coppa Italia në katër sezone e gjysmë të përsosmërisë së vazhdueshme në Itali, Elmas është zgjedhur nga klubi gjerman për të vazhduar karrierën dhe për të treguar cilësitë në Bundesliga.

3) Lucas Beraldo (Sao Paulo – Paris Saint-Germain) – 20 milionë euro

Zhvendosja në fokusin e projektit nga një obsesion me superyjet globale në ndërtimin rreth shkëlqimit rinor deri më tani është mbikëqyrur me sukses nga Luis Enrique, i cili si transferim të parë të janarit dhe zgjedhur qendërmbrojtësin braizlian, Beraldo.

4) Marcos Leonardo (Santos – Benfica) – 18 milionë euro

Pa i prodhuar mjaft numrat e Neymar, Marcos Leonardo megjithatë nënvizoi përsosmërinë e tij të jashtëzakonshme gjatë katër viteve në Santos për të rënë në sy të skuadrave në të gjithë Evropën. Dhe shitësit ekspertë të Benficas ndoshta do ta largojnë atë së shpejti për dhjetëfishin e shpenzimeve fillestare.

5) Artur (Palmeiras – Zenit St Petersburg) – 15 milionë euro

Kontigjenti brazilian i Zenit është përforcuar më tej që nga shitja verore e Malcom në Arabinë Saudite, me Arturin dhe rekordin e tij modest të golave ​​duke iu bashkuar ish-shokut të skuadrës së Red Bull Bragantino, Claudinho, në Rusi.

6) Mohamed-Ali Cho (Real Sociedad në Nice) – 10 milionë euro

Dikur një objektiv i Tottenhamit , Ali-Cho është rikthyer në Francë pas një periudhe 18-mujore reciprokisht të pakënaqur me Real Sociedad. Sulmuesi kësaj radhe ka zgjedhur ekipin e Ligue 1, Nice.

7) Pedro (Corinthians – Zenit St Petersburg) – 9 milionë euro

Klubi rus merr edhe një përforcim nga Brazili, duke u përpjekur të gjejë një tjetër Hulk ose ndonjë lojtar të tillë. Fat i mirë për Pedron në ndjekjen e këtyre hapave pasi lëvizja e tij të ratifikohet sapo të vijë ditëlindja e tij e 18-të në muajin shkurt.

8) Isak Hien (Hellas Verona – Atalanta) – 8.5 milionë euro

Nga thellësia e një beteje për rënie me Veronën, mbrojtësi Hien u ‘këput’ dhe u vendos në makinën e Atalantës; Ëest Ham ishte lidhur në një fazë, por më tej David Moyes duhet të vazhdojë me Kurt Zouma dhe Nayef Aguerd.

9) Tajon Buchanan (Club Brugge – Inter) – 7 milionë euro

Kanadezi i parë në Serie A pati një sezon të çuditshëm në 2022/23, duke impresionuar në Kupën e Botës dhe duke luajtur në fazat e eliminimit të Ligës së Kampionëve përpara se të përdorej jashtë pozicionit nga Scott Parker. Ish-skuadra e MLS e Buchanan, New England Revolution, do të marrë një injeksion të shëndetshëm parash përmes një klauzole të mençur shitjeje.

10) Filippo Terracciano (Hellas Verona – AC Milan) – 4.5 milionë euro

Pasi ka bërë së bashku 41 paraqitje në karrierë për klubin e vendlindjes Verona deri në moshën 20-vjeçare, mbrojtësi i gjithanshëm Terracciano tërhoqi vëmendjen e Milanit dhe do të ndihmojë në forcimin e aspiratave të tyre për një vend në Ligën e Kampionëve.

/Telegrafi/

Read Entire Article