Dhjetëra mjete mbesin në rrugën e Arbrit, shumë të përplasura. Dhjetëra persona fjetën nëpër makina dhe furgona

10 months ago 21

Dhjetëra mjete kanë mbetur në rrugë prej ditës së djeshme në segmentin e rrugës së Arbrit për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Siç shihet edhe nga pamjet e transmetuara nga News 24, shumë mjete që kanë mbetur në rrugë janë përplasur midis tyre në By Passin e Qafë Murrizit.

Aktualisht, vetëm një segment i kësaj rruge është i hapur. Dhjetëra persona kanë kaluar natën në automjetet e mbetura në rrugë ose në lokale aty pranë.

Të paktën pesë persona sipas gazetarit Enver Doçi kanë kaluar natën në një furgon të mbetur në rrugë. Rruga nga Peshkopia në Kukës kalohet me vështirësi dhe po kështu në disa segmente edhe të rrugës së vjetër Dibër-Tiranë që kalon përmes Burrelit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article