Dhjetori pa dialog Kosovë – Serbi

10 months ago 14
16:52 01/12/2023

Kurti: Nuk ka normalizim pa siguri të kufijve

Muaji Dhjetor duket të mos jetë në fokus të Brukselit për organizim të ndonjë takimi të nivelit të lartë ndërmjet Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Kështu së paku thotë Kryeministri Albin Kurti i cili thotë të mos jetë në dijeni për ndonjë takim të planifikuar për këtë vit.

Derisa fokusi i palës serbe duket të jenë zgjedhjet e 17 Dhjetorit, Kosova sipas Kryeministrit Albin Kurti është e përqëndruar në siguri. Thotë se kriminelët e sulmit të Banjskës duhet të ballafaqohen me drejtësinë.

“E siguria është siguria e kufijve. Ne duam normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, por nuk mund të kemi normalizim pa siguri, e siguria nënkupton që kriminelët nuk duhet të jenë të lirë siç po ngjanë në Serbi”.

Kosova dhe Serbia kanë pranuar planin e BE-së për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit të arritura gjatë këtij viti e në këtë plan hyn edhe formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Derisa Kryeministri kërkon që marrëveshja për zbatim e këtij plani të nënshkruhet nga të dyja palët e pastaj të nisë zbatimi, pala serbe heziton të nënshkruajë dhe kërkon zbatimin pa ndonjë nënshkrim.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article