Dhuna ndaj blogeres, Antonela Berisha paraqitet në gjykatë, pritet të njihet me masën e sigurisë

2 hours ago 24

Antonela Berisha është paraqitur në Gjykatën e Tiranës, ku pritet të njihet me masën e sigurisë, pas dhunës së ushtruar ndaj Klea Prengës.

Një ditë më parë, gjykata la në burg motrën e saj, Mariela Berisha.

Lexo edhe :

Related Posts

Motrat Antonela dhe Mariela Berisha u vetëdorëzuan në Policinë e Tiranës, dy muaj pas shpalljes në kërkim.

Motrat Berisha akuzohen se kanë dhunuar barbarisht blogeren Klea Prenga në një restorant në kryeqytet, ku shkak dyshohet të jetë bërë lidhja e kësaj të fundit me partnerin e Mariela Berishës.

Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi blogeren Klea Prenga mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti.

Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

Para hetuesve, Klea Prenga nuk ka treguar asgjë mbi arsyet e dhunës, duke pretenduar se nuk ka dijeni pse motrat e kanë dhunuar. /vizionplus.tv

Read Entire Article