Dhuna ndaj protestuesve/ “Kemi bërë kallëzim dhe ankimim në APM”, Bardhi: Efektivët do mbajnë përgjegjësi penale dhe personale. I kemi identifikuar dhe…

8 months ago 6

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka folur pas vendimit për lirimin e 4 protestuesit të 20 shkurtit.

Bardhi: Dje kallëzim penal dhe ankimim në APM,. Secilit prej tyre duhet t’i bëj një paralajmërim publik, dhuna është akt personal dhe ka pasoja personale. Cdo punonjës i veshur me uniformë duhet të zbatojë ligjin.

Secili prej tyre është identifikuar do mbajë përgjegjësi penale  dhe personale.

Secili prej tyre janë në moshë të re dhe nuk kanë bërë rezistencë. Janë dhunuar gjatë shoqërimit dhe në Komisariat. Kur tejkalohet ligji nënkupton që kanë një mllef personal.

Janë tre punonjës, dy të cilët kanë qenë pjesë e shoqërimit dhe një i cili ishte i pranishëm në komisariat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article