Dhunë e zhurmues! Mbyllet mes tensionesh Komisioni i Edukimit

9 months ago 9

Mbyllet pas tensioneve Komisioni i Edukimit. Problemet e brendshme të PD-së janë përciellë në tryezën e komisionit, ku deputeti Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë përplasur ashpër më dy koleget e tyre të Partisë Demokratike, Flutura Açkën dhe Merita Bakiun.

Demokrati Gazment Bardhi ka akuzuar Lulzim Bashën si zagar që ka shitur interesat e demokratëve. Në takim nuk kanë munguar as skenat e dhunës, nga ku Bardhi dhe Noka i kanë shkulur mikrofonin me të cilën po drejtonte mbledhjen kryetares së Komisionit të Edukimit, Flutura Açka, pasi kjo e fundit refuzoi t’i nënshtrohej kaosit sistematik në Kuvend dhe komisionet e tjera, të cilat për t’i mbijetuar dhunës janë kthyer online.

Top Channel

Read Entire Article