Dhunë mes çiftit të divorcuar, dy fëmijë të mitur dëshmitarë/ “Abortoi fëmijën nga lidhja jashtëmartesore që kishte”

4 months ago 3

Historia që  u trajtua vetem pak ditë më parë në studion e emisionit me Zemër të Hapur, tronditi opinionin publik. Ish gruaja dhe ish burri jetojnë në të njëjtën banesë edhe pse shteti ju ka dhënë urdhër mbrojtje. Në mes janë dy fëmijë të pafajshëm një 5 vjeç dhe tjetri 1 vjeç.

Dhunë psikologjike dhe debatet me tone të ashpra, por edhe fjalori i papreçedent i kalojnë kufijtë e njerëzores.

Videot e dhunës dhe debatet mes dy ish bashkëshorteve kanë krijuar një situatë,  e cila po përshkallzohet nga dita në dite.

Marseli bashkë me nenën kërkon nderhyrjen e drejtë të institucioneve, ndërsa akuzon ish-bashkëshorten e tij, Trëndafilen për gjithçka po ndodh.

Në një lidhje direkte me emisionin, Trëndafilja ka hedhur poshtë akuzat e ish-bashkëshortit të saj, Marselit. Ky i fundit tha në emision se Trëndafilja e ka tradhëtuar, madje ajo ka abortuar fëmijën që kishte me lidhjen jashtëmartesore.

Por Trëndafilja shprehet se këto janë mashtrime të Marselit.

“Pse duhet të pranoj unë një gjë që nuk është e vërtetë? Jo jo, nuk është e vërtetë që unë të kem bërë një abort”, tha Trëndafilja. Ajo tha se jeton në banesën ku më parë ka ndenjur me ish-bashkëshortin e saj, duke shtuar se ka punuar 8 vjet për atë shtëpi. Por Marseli pretendon se kredinë e bankës po e shlyen ai dhe familja e tij.

Trëndafilja: Marseli nuk ka bërë asnjë pagesë për fëmijët. Marseli i detyrohet pensionit të fëmijëve, ka 7 muaj që nuk paguan

Marseli: Nga dhjetori i gjyqit paraprak deri më sot janë paguar, kam vërtetime nga Banka.

Trëndafilja: Nga Dhjetori nuk ka paguar asnjë lekë për fëmijët. Ata janë fëlliqur para policisë, sepse ata i ka njohur se çfarë njerëzish janë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article